I apasionuar pas shpejtësisë dhe motorave, kush është shqiptari që humbi jetën në aksident në Amerikë
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor në Amerikë.

Ngjarja tragjike nga ndodhur në Nju Xhersi ku 52 vjeçari Nuri Kloshi, i cili u godit nga një kamion teksa ishte duke drejtuar motorin e tij Kaëasaki.

Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë dhe në postimet e tij në rrjetet sociale bie në sy kjo gjë.

Djali i viktimës ka bërë një postim prekës në Facebook. I trishtë është edhe detaji që vetëm dy javë më parë ai kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.

Postimet në Facebook

Djali: “Për këdo që e lexon këtë, me zemër të copëtuar ju njoftoj se dje, 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident me motor rreth orës 3 të mëngjesit. Ai për fat të keq ka humbur jetën. Babai im do të mbahet mend gjithmonë dhe do ta duam pafund. Të dua shumë babi dhe e di që na po shikon të gjithëve si engjëll që je. Pusho në copa babi me Nanën”.

“Humbje e madhe per fisin tone ku kushoja im Nuri Abdurrahman Kaloshi humbi jeten tragjikisht ne nje aksident rrugore ne USA..te qofte i lehte dheu kusho..zoti te pergezofet me xhenet”.

“Me la pa fjale vdekja jote, Nuri Kaloshi!
U bashkove para kohe me nenen ! Na ther shpirti ne shokeve bashkevuajtesve te tu e nuk kam si e pershkruj dot dhimbjen e Duros, Jotit, Adelines e Kevit!

Duket sikur kemi lindur vetem per te bluar vuajtje dhe sapo drita e lirise shfaqet, ne fikemi per te mos e shijuar ate!
Shko ne paqe vlla, me buzeqeshjen dhe ate zemren tende te mire!!
Lamtumire Kaloshi i Dibres!” /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2020, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori