I akuzuar për mashtrim, gruaja e ish-ministrit tregon takimin me Guru-në (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme në Opinion ka qenë e ftuar Rovena Agolli, gruaja e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri e cila ka folur për takimin e saj me Guru-në, Paramahamsa Vishwandanda.

“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”.

Ajo theksoi se numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohen gjithnjë e më shumë.

“Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi”. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori