I akuzuar për kultivim kanabisi, kush është autori i grabitjes në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka nisur kërkimet sërish për kapjen e autorit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë ditë ne djeshme në këtë qytet.

Autori është lokalizuar në fshatin Mamaj, por ka arritur që të largohet sërish edhe pse policia kishte në shërbim edhe një helikopter.

Po ashtu është mësuar dhe identiteti i tij dhe mësohet se është me precedent të mëparshëm penal.

Sipas informacioneve ai është Kristo Ruçi që është në kërkim për kultivim dhe transport kanabisi.

Në galeri gjeni edhe fotografinë e grabitësit. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2019, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori