I akuzoi si banda e dytë e Shkodrës, Lict i pergjigjen rëndë Artan Hoxhës
Pëlqej
Banda e rrezikshme e Bajrave u shkatërrua vetëm pak ditë më parë në Shkodër, dhe për këtë gazetari investigativ Artan Hoxha bëri një deklaratë që shkaktoi bujë.

Hoxha tha se Bajrat nuk janë familja më e rrezikshme, pasi në fakt një tjetër familje mafioze operon në këtë qytet.

Këshilltari i "Mendimi Djathtë Liberal" në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici ka vendosur t'i përgjigjet Artan Hoxhës i cili konsideroi familjen Lici si rivale të Bajrave.

Ai deklaron se gazetari Hoxha është pjesë e bandës Bajri.

“Ky person i inkriminuar, ka ringjallur dhe tension që të ringjall konflikte mes dy fiseve në Shkodrës. Gazetari i krimit, ka vendosur që të rrisë fëmijët me lekët e krimit dhe lekë harram.

Nuk mundet që 6 vrasjet e Shkodrës ti trajtojë si vrasje bandash. Nuk mundet Artan Hoxha t’ua hup çokun shkodranëve. Ai më krahason mua më një magjyp, me një kriminel ordiner, si Safet Bajri.

Nuk mundet ai të mbrojë familjen Bajri, ata nuk kanë pasur asnjë rival, se nuk u ka vrarë njëri në familje. Ato familje e dinë shumë mirë se kush i ka vrarë”, tha Mustafa Lici.
Shtuar më 25/09/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori