Sot seancë plenare, çfarë do të diskutohet në Kuvend, interpelancë me Evis Kushin

Sot, 8 qershor, zhvillohet seanca plenare e Kuvendit.

Sipas njoftimit  zyrtar nga parlament.al sot do të diskutohet për një sërë çështjesh, ndërsa është kërkuar nga një grup deputetësh interpelancë me ministren e Arsimit , Evis Kushi.

Interpelanca me ministren do të kryhet nga deputetja përgjegjëse për çështjet e arsimit dhe kulturës, Ina Zhupa. Opozita thotë  se VKM për shkrirjen e Studimeve Albanologjike shkel rëndë Ligjin nr. 80, për Arsimin e Larte dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, si dhe Ligjin për Akademinë e Shkencave.

Çështjet që do të diskutohen:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 5.6.2023.

2. Njoftime.

3. lnterpelance urgjente me Ministren e Arsimi dhe Sportit Znj . Evis Kushi kerkuar nga nje grup deputetesh .

4. Raporti i veprimtarise vjetore te Agjensise se Sigurimit te Depozitave per vitin 2022.

5. Raporti i veprimtarise vjetore te Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale gjate vitit 2022

6. Raporti i veprimtarise vjetore te Institutit te Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ne Shqiperi gjate vitit 2022

7. Raporti i veprimtarise vjetore te Komisionierit per Mbrojtjen nga Diskriminimi gjate vitit 2022

8. Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombetare”, te ndryshuar.

9. Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.80/2020, “Per Policine e Burgjeve” .

10. Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligj in nr. 68/2017 “Per financat e veteqeverisjes vendore”

11. Projekt- vendim ” Per miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve ne vendimin e Kuvendit nr 43/2017, “Per miratimin e struktures dhe organikes se Autoritetit te Konkurences”

12. Per nje ndryshim ne vendi min nr. 67/2021 ” Per caktimin e kryesive te Komisioneve te Perhershme te Kuvendit” .

13. Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 ” Per caktimin e anetaresise se Komisioneve te Perhershme te Kuvendit” i ndryshuar

14. Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 ” Per caktimin e anetaresise se Komisioneve te Perhershme te Kuvendit” i ndryshuar.

15. Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites./albeu.com/