Berisha denoncon Dvoranin: Nuk ka deklaruar pasurinë, shkon gjuan kafshë të egra në Afrikë

Ish kryeministri, Sali Berisha ka postuar një mesazh të ardhur nga ndjekësit e tij në facebook, ku thuhet se gjykatësi, Ardian Dvorani ishte i apasionuar pas gjuetisë së kafshëve të egra dhe për këtë pasion, udhëtonte deri në Afrikë.

Në denoncimin e bërë, shkruhet gjithashtu se në sistemin TIMS mund të tregohet sesa shpesh gjykatësi ka vizituar kontinentin afrikan dhe shpenzimet e tij janë totalisht të padeklaruara.

Postimi i Plotë:

Dvorani i partise gjahtar ne Savanat e Afrikes! sb
“Z. Berisha. Si jeni.. Nderkohe doja te thoja se z. Dvorani ka qene gjyqtar i Gjykates Larte dhe ka bere dorezimin e detyres njehere dhe me pas eshte rikthyer e rimarre detyren dhe gjykata kushtetuese ka dal me vendim se kemi pavlefshmeri. Po askush nuk flet per te. Po munde shiko sistemin TIMS sa here ka shku ne afrike per te gjuajtur kafshe te egra. E kupton shpenzimet e tij te pa deklaruara etj. Naten e mire.