Hyri nga dritarja e tualetit dhe vodhi të moshuarit, kapet autori
Autori i vjedhjes në banesën e të moshuarve në Gjirokastër është arrestuar nga policia.

“Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 24.07.2020, në lagjen “Kodra e shtufit”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Falë punës së mirëorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shtuar më 24/07/2020, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori