E rëndë, nëna hidhet nga ujëvara me të birin në krah, 5-vjeçari shpëton mrekullisht

Një 34-vjeçare është hedhur nga ujëvara e Niagarës në SHBA me të birin në krah.

Për fat të keq nëna ka ndërruar jetë, ndësra djali 5-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli.

Ngjarja tronditëse raportohet të ketë ndodhur në filim të javës, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes..

Mediet lokale shkruajnë se nëna e pajetë dhe djali 5-vjeçar kishin qenë në park bashkë me babanë, para se 34-vjeçarja të hidhej nga ujëvara.

Si rrjedhojë policia ka marrë në pyetje bashkëshortin e 34-vjeçares dhe dëshmitarët okularë.

“Hetimi është në vazhdim por nuk besojmë se ka qenë aksident”, kështu shprehen autoritetet vendase./albeu.com/