"Humbje kohe!", Grida Duma sulmon Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun
Deputetja e PD-së, Grida Duma së fundmi ka qënë e ftuar në një emision televiziv ku ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me dy koleget e saj, Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun.

Por ndryshe nga sa pritej Grida ka bërë një deklaratë të besfasishme për Topallin dhe Bragun duke i quajtur si "humbje kohe".

“Pse duhet domosdoshmërisht të mendoj për to? Nuk mendoj fare, absoolutisht. E kam quajtur humbje kohe, jo sot por gjithmonë”, u shpreh ajo.

Grida Duma shprehu edhe qëndrimin e saj, se cilin nga liderët e PD-së zgjidhte.

E vendosur në dilemë mes Bashën dhe Berisës, ajo zgjodhi kreun aktual të PD-së duke theksuar se është epoka e tij.

“S’kam asnjë lider të preferuar, s’ka preferenca në lidera, ka gjykime, ka analiza, ka nevoja, ka të duhur apo jo, padyshim është epoka e Lulzim Bashës”, tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori