Humbje e madhe për Xhesika Polon, nëna e këngëtares ndërron jetë (FOTO LAJM)

Këngëtarja Xhesika Polo ka humbur nënën e saj ditën e sotme.

E ëma e këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Njëkohësisht, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema është përballur me ndarjen e së motrës nga jeta, ndërsa lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale.

Në mesnatë, Valbona ka postuar një foto krah së motrës, ku ka dedikuar edhe disa fjalë prekëse.

“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë…qoftë i lehtë dhehu për ty zemra ime”, ka qenë ky dedikimi i këngëtares për të motrën e ndjerë.

“Lamtumirë mam!”, ka shkruar Xhesika, duke bërë të ditur orën e mbajtjes së ceremonisë mortore për të ëmën
Shtuar më 27/02/2020, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori