Humbi vëllain dhe babain, vajza shpërthen në vaj: S’mundem as të të vendos një lule (FOTO LAJM)

Si sot dy vite më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Velipojën. Babë e bir mbetën të vrarë në një restorant në Velipojë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Kështu fati la të vetme Brikena Zenunajn, bijën e familjes e cila pak kohë para kësaj ngjarje kishte humbur edhe të ëmën.

Pas humbjes së babait, i cili vdiq menjëherë pas shpërthimit, humbi jetën edhe djali, Hektor Zenunaj, në një spital në Turqi.

Tashmë kanë kaluar dy vite nga kjo ngjarje e rëndë, dhe Brikena, ende e sot nuk është mësuar me mugesën e tyre.

Ajo ka bërë një dedikim mjaft prekës për të vëllain në Facebook, ku shpërthen në vaj e nuk e kaëpërcen dot dhimbjen.

POSTIMI I PLOTE

O Zot i Gjithesise…Njoftoje vellain tim me ane te engjejve te tu, se une po vuaj mungesen e tij..une po vuaj deshirat qe ai donte te realizonte per mua. Ato deshira sot jane realizu, por ai nuk i gezon dot me mua😭

Une e di vellai im, qe keto deshira ti i ndjek nga lart, por shpresoj qe atje mos te te mungoj kush. Atje ke gjithe familjen dhe s’je vetem vellai im. Ke mamin qe ti e mban mend me shume se une. Babin qe ti doje ta shpetoje a e ke takuar valle? Babi e di qe ti je atje vella im..me ka thene ne enderr dhe mundohet t’me ngushelloj nga atje ku eshte. Hallen tende qe kur ishe i vogel mezi prisje qe ajo te vinte nga italia. E shkreta halle me doli ne enderr kur u martova dhe me tha “Mos ik nga une, se ke ardh afer ku jetoj une”..a thu mendon qe ajo eshte e vetme? Po ajo valle a e di qe ti je atje😭?
Po gjyshin e ke takuar valle? Ai qe te vuri emrin dhe sa here e mendoj kete gje them me vete pse pikerisht ty ta vuri ate emer?Kur ishe i vogel te thoshte gjithmone -“HERO si Hektori ta vura ate emer.” Si duket gjyshi ishte shume i dhene pas trojes dhe historise se hershme sa te gjithe nipave i vuri kto emra pervec meje. Po pse pikerisht ty, vellai tim ja vuri Hektor? Edhe pse e vogel me kujtohen mire ato fjale dhe shpirti sa s’me ik kur i kujtoj… Po gjyshja qe mbaronte mbas teje, qe e shkreta mezi priste qe ti te martoheshe -“Dua te shoh nusen e Hektorit”- thoshte…Hektor si t’ja shpjegoj burrit dhimbjen time, qe me pyet cdo here “Cfare ke?”-me thote. Cfare ti them vella, se as ate s’dua ta merzis, sepse edhe ai vuan mungesen e nenes se tij, qe i iku 2 vite para se te ikje ti vellai im. Mundohem te qaj kur ai s’eshte ne shtepi dhe s’me sheh dot, por sot s’munda te mos qaja sepse ai e di gjithmone kur une qaj per ju qe me mungoni… dhe e di mire se cila ishte dita ime me e zeze. Qaj per ju, si me late t’i jetoj e vetme lumturite e jetes. Qaj per ju, qe me iket per njeheresh te dy..Sot jam larg vella im e ti ben 2 vite qe s’je me. S’mundem as te te vendos nje lule dhe te rregulloj fotografine tende, por nendaja me ato pak forca qe ka shkon cdo here dhe te sheh dhe ajo do e rregulloj edhe foton ne vendin tim. Kur me merr malli per ju shkoj tek varri i halles sepse vec ate kam me afer meje. Zoti te dhente paqe vellai im dhe nga atje ku je mos u merakos me per mua , vec zoti e di mire se si ndihem une sot, por behem e forte qe ti te ndihesh nga larte ne paqe. I lutem zotit cdo here qe te te shoh motra sa me shpesh ne enderr, por jam e sigurte qe sahere une kam pas rrezik te beja aksident jam e sigurte qe ju me lejen e zotit me shpetoni..Gadi me ndodh aq shpesh saqe them eh sikur te me vinte edhe mua ora ime, te pakten te vija t’ju takoja sepse me ka marr shume malli per ju 😭😭😭😭




Shtuar më 07/08/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori