Humbi kontrollin e makinës, i riu përplas 23 vjeçarin në Bulqizë
Pëlqej
Një 28 vjecar ka aksidentuar mbrëmjen e sotme me makinë një 23-vjeçar në fshatin Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë.

Shtetasi D.C, rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë, duke drejtuar automjetin tip ‘Passat’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin D.K i cili po udhëtonte në këmbë.

I dëmtuari u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori