Humbi kontrollin, 55 vjeçari përplas makinën me karrocën
Një aksident mësohet ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 14:00, në qytetin e Divjakës.

Shtetasi A. N., 55 vjeç, banues në Grabjan, duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karrocë që ndodhej në anë të rrugës.

55-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shtuar më 18/11/2020, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori