Humbi jetën në muajin e 7-të të shtatzënisë, kush është e reja që vdiq në aksident
Është zbuluar identiteti i të resë e cila humnbi jetën ditën e sotme në një aksident në aksin Levan-Fier.
Viktima është shtetasja Majlinda Troka, shtatzënë në muajin e 7-të.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Liqeni" ku janë përplasur dy makina.
Po ashtu, nga përplasja e dy automjeteve u plagosën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë.
Njoftimi i policisë
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “
Audi” me drejtues
shtetasin A.T me
mjetin tip “Benz” me drejtues
shtetasin L.T.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T 27 vjeçe e cila ndodhej pasagjere në
mjetin tip “
Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në
mjetin tip “
Audi”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, sqaron paraprakisht policia.
Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar i mjetit tip "
Audi", në të cilin udhëtonte edhe viktima. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2018,
ora 12:07