Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta aktori i njohur turk (FOTO LAJM)

Eshte ndarë nga jeta aktori i njohur turk Tarik Unluoglu.

“DHA” raporton se veterani i kinematografisë turke prej disa kohësh po kurohej në spital për një sëmundje në mushkëri.

Tarik Unluoglu ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 61-vjeçare.

Unluoglu së fundmi ka luajtur rolin e Unal Kaplan në serialin “Familja e Madhe”. Sipas medias turke, ai ka luajtur në këtë serial edhe gjatë kohës që kishte probleme shëndetësore.

Me përkeqësimin e shëndetit, Unluoglu u detyrua të largohej nga seriali që vazhdon transmetimin e sezonit të 6-të në Turqi.

Tarik Unluoglu ka luajtur me dhjetëra role në teatër, filma dhe seriale, përfshirë edhe të famshmet “Lugina e Ujqërve” dhe “Familja e Madhe”




Shtuar më 01/10/2019, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori