Humbën mes maleve të Himarës, gjenden dy turistët belg
Dy tursitëst belg që u zhdukën gjatë ditës së djeshme janë gjendur pas disa orësh kërkimesh nga policia e Himarës në një zonë malore.

Lajmi është dhënë nga Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

'Lidhur me situatën për gjetjen e dy turistëve Belghumbur në malin sipër Iliazit, prej ditës së djeshme me marrjen e lajmit nga ana e Prefektit të Qarkut dhe emergjencave civile në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë kanë qenë në terren efektiv të Delta Forcës si dhe banorë të zonës.

Kërkimi është bërë në bazë të lokacionit që kanë dërguar vetë shtetasit belge.

Konfirmojmë se turistët tashmë janë duke bërë kamping në mal'.

Turistët, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, mësohet se janë mbi moshën 55 vjeç. Ata kishin humbur në malin e Llogarasë dhe të Dhërmiut. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori