Humb kontrollin shqiptari, dhunon dhe lë pa ndjenja vajzën e tij
Një 48-vjeçar shqiptar mësohet se ka dhunuar vajzën e tij 16-vjeçare, derisa e ka lënë pa ndjenja.

Sipas informacioneve paraprake, ai është drejtuar në fshatin Nea Jonia pak kilometra nga qyteti Volos, ku ndodhej e bija 16-vjeçare, e ka thirrur jashtë shtëpisë dhe e ka qëlluar fort në kokë dhe në qafë.

16-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa urgjenca e ka transportuar menjëherë në spital, ku kurohet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse 48-vjeçari">48-vjeçari është përpjekur të fshihet, policia ka arritur t’a arrestojë në 03.00 sot.

48-vjeçari">48-vjeçari është drejtuar në Prokurorinë e Volos dhe ndaj tij rëndon akuza për ushtrim dhune ndaj të miturës, me rrezik vdekjen. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori