Humb kontrollin e mjetit, plagoset i riu në Prenjas
Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Prrenjas-Qaf Thanë.

28- vjeçari me inicialet A.M, nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip "Volvo", ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shtuar më 18/05/2019, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori