Humb jetën i moshuari që u përplas nga motoçikleta në Durrës
Një këmbësori H.P., 80 vjeçar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e një përplasje nga një motor.

Aksidenti ndodhi sot në rrugën Sukth-Kullë, ku këmbësori H.P., 80 vjeç është aksidentuar nga një motoçikletë e drejtuar prej 18 vjeçarit B.T.


NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B.T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth.

Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 08/03/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori