Hoxhaj: Lidhjet SHBA-Kosovë, të shenjta
Pëlqej
"Lidhjet SHBA-Kosovë janë të shenjta dhe se do të mbesin të tilla përherë". Kjo ka qënë dekalrata e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një takimi që ka zhvilluar me zv/ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kelly Degnan, njofton gazeta "Zëri".

Hoxhaj, siç theksohet në një komunikatë të MPJ0-së, ka njoftuar zv/ambasadoren amerikane për heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, për procesin e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, përmbylljen e procesit të njohjeve si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ekonomike, financiare dhe politike në nivel rajonal dhe global.

"Kosova, historikisht, gjeografikisht dhe në aspektin kulturor çdo herë ka qenë një vend evropian dhe qëllim i jonë afatshkurtër dhe afatgjatë është anëtarësimi në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka dekalruar kryediplomati Enver Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori