“Paratë i mora për dashurin, luante bitcoin”, habit me dëshminë e reja që “grabiti” lekë nga “Exchange”: Jam detyruar të bëj martesë fiktive

Blerina Shtepani, e reja e akuzuar për vjedhjen e 9 mln lekeve në një exchange në kryeyqtet, ështe paraqitur vetë në komisariat. Kjo për shkak se pronarët e exchange i kishin lënë afat për për kthimin e parave.

Ndërkohë në deklarimet e saj pronaria e exchange thotë se vjedhja ështe kryer brenda një harku kohor prej një jave. Referuar dosjes,  pronarët fillimisht kur kanë konstatuar shumën e humbur kanë pritur , pasi kanë pasur dyshime se mos një nga bankat e nivelit të dytë kanë pasur debit, por kur më 5 gusht banka ka kthyer përgjigje dyshimet kanë qenë tek Blerina e cila kishte vetëm pak kohë që kishte filluar punë.

Një nga pronarët e exchange ka parë kamerat e sigurisë ku ka rezultuar se kjo shtetase kishte vjedhur shumën prej 9 mln lekësh. Por, e dyshuara pretendon se ka marrë 7 mln lekë. Në dëshminë e saj vajza thotë se paratë i ka marrë për të dashurin Ylli Kuqi, me të cilin ka lidhje. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Më tej vajza shton se ajo ka bërë edhe martese fiktive me një të afërm të të dashurit për shkak të problemeve. Vajza pohon se e ka ndihmuar disa herë te dashurin, për shkak se ai i tregonte problemet.

Ndërkohë ajo është shprehur përpara policisë së ka marrë edhe kredi për te dashurin, kredi e cila vijon ta paguaj ende. Sipas saj kredia është marrë me qëllim që Ylli të luante bitcoin.