Hoxha ngre dyshime: Si kishte rënë zjarr në parcelën me hashash, kur në zonë binte shi prej ditësh
Gazetari Artan Hoxha, përmes një postimi në facebook, ka ngritur dyshime në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Vrith të Malësisë së Madhe si dhe djegien e parcelave me hashash. Hoxha shprehet se si ka mundësi që trupat e viktimave u gjetën 5 ditë nga bërja publike e zhdukjes së tyre si dhe gjithashtu ngre pyetjen se kush i dogji parcelat me kanabis vetëm pak para se të shkonte policia kur në zonë kishte tre ditë që binte shi.

Postimi i plotë:

Per shefat qe duan prova dhe fakte per kanabisin e ketij viti. E mbani mend ngjarjen e 3 tetorit ne Malesi te Madhe, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa?!

Ajo ngjarja ku kufomat e viktimave, u gjeten pese dite nga pasi kishte ndodhur krimi. Ne momentin e pare, kur publikova ngjarjen, denoncova faktin, se ngjarja ka ndodhur per shkak te parcelave me kanabis.

“Çuditerisht” policise iu deshen plot 5 dite per te gjetur kufomat, sepse nuk shkonte te parcelat me kanabis.

Diten qe policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit te dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi ne vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash ne “miniparcelen” me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e te vrareve.

Por per habi, ndersa policia shkoi ne skenen e krimit, ne nje zone te pyllezuar, perpara se te gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, qe po digjte parcelen me kanabis. Si eshte e mundur te kishte zjarr ne nje zone ku prej 3 ditesh binte shi?!

Kur askush nuk e dinte, as ku ishin te vraret dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vene zjarrin kanabisit?! A sherbeu vonesa prej 5 ditesh per te gjetur te vraret, si kohe e mjaftueshme per te asgjesuar parcelat me kanabis dhe per te fshire gjurmet nga vendi i krimit?!

Tashme eshte e qarte, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj jane viktimat e para te kanabisit te kultivuar gjate ketij viti.

Urojme sepaku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020. Me poshte, 3 foto, te shkrepura mesditen e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri qe po digjte parcelen me kanabis, ne momentin kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe gjeti dy te vraret ne Rrenzen e Grecajve.

Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj. Gazetari Artan Hoxha raportoi ngjarjen e rëndë një ditë pas zhdukjes së dy kushërinjve, duke zbuluar edhe shkakun e vrasjes, parcelën me kanabis.

Shtuar më 15/10/2020, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori