Hoxha: Nëse Rama nuk mban premtimet, vetëgjyqësi me Kanun
Djali i Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia të rrëmbyer 18 vite më parë, paralajmëron vetëgjyqësi nëse nuk gjen drejtësi për gjakun e babait.

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Ardian Hoxha shprehet se dënimi i Ilir Kumbaros dëshmon qartë se babain e tij e rrëmbeu SHIK-u, por ky dënim nuk është sipas tij drejtësi, por padrejtësi.

"Sali Berisha na e mori fytyrën para gjithë botës. Të shohim se çfarë do na sjellë lidershipi i ri i shtetit të Shqipërisë. Sali Berisha ishte edhe urdhërdhënësi i vrasjes së babait tim, edhe mbrojtësi më i madh i kriminelëve të tij, të cilët e ekzekutuan vrasjen pa marrë parasysh se ishte kryeministër dhe personi që duhet ta vërë drejtësinë në vend. Të shohim tani se a i kishte Edi Rama seriozisht premtimet e tij parazgjedhore për luftimin e krimit dhe zgjidhjen e 4 rasteve të mëdha që e rëndojnë Shqipërinë, apo ishin vetëm fjalë boshe për të fituar zgjedhjet. Edi Rama e ka shumë lehtë, sepse edhe është kryeministër, edhe nuk është i përfshirë në rastin në fjalë. Të shohim se a do sjellë Edi Rama drejtësi në Shqipëri, apo do të vazhdojë shtrembësinë e Sali Berishës" shprehet Ardian Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori