Hoti për Kurtin: Kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë post publik dhe tu dalë para qytetarëve
Kandidati për
kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah
Hoti, ka thënë se kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë ndonjë
post publik.
Hoti po ashtu është shprehur se ka dëshirë të ballafaqohet me të gjithë kandidatët për
kryeministër.
“Dëshira ime është të ballafaqohem me të gjithë kandidatët për
kryeministër, por sigurisht duke i përmbushur kushtet elementare të respektimit të ligjit. Një gjë është e qartë kush ka probleme me ligjin nuk mund të kërkojë e të marrë
post publik. Dhe nuk mund të dalë para qytetarëve”, theksoi
Hoti para mediave.
Hoti komentoi edhe sloganin e LDK-së (Shteti, shtet), teksa tha se kjo nënkupton ruajtjen e shtetit, dhe mos cenimin e fjalës së lirë.
“Por, motoja jonë është normalitet, stabiliteti dhje zhvillim”, shtoi më tej ai.
Kujtojmë se sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), kandidatit për
kryeministër nga LVV, Albin Kurti, i mohohet kandidimi pasi që ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 13:07