Arrestohet 13-vjeçari shqiptar në Greqi, pjesë e bandës kriminale

Shkatërrohet banda e të miturve në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar.

Pesë të arrestuarit janë dy të mitur grekë (15 dhe 14 vjeç), një polak 16 vjeç, një shqiptar 13 vjeç dhe një tunizian 14 vjeç.

Të miturit akuzohen se u janë afruar tre 16-vjeçarëve dhe pasi i kanë rrahur, u kanë rrëmbyer shuma parash që kishin me vete.

Sipas mediave greke, të miturit e dhunuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë në rrezik për jetën.


Shtuar 28.06.2023 13:35