Hoti flet për gjendjen me COVID-19 në Kosovë, tregon nëse mund të ketë ashpërsim të masave
Kryeministri Avullah
Hoti ka folur për situatën aktuale me Covid-19 në vend.
Ai thotë se kanë marrë masat e duhura dhe kanë rritur numrin e testimeve.“Kemi trefishuar numrin e testimeve.
Po mundohemi që të kufizojmë lëvizjen, i kemi udhëzuar shkollat që të përmbyllin planprogramin deri më datë 18 dhjetor dhe po mbikëqyrim nga afër situatën”, thotë
Hoti.
Por a do të ketë
ashpërsim të
masave?
“Ne ulemi në baza të rregullta javore bashkë me Komitetin për Menaxhimin e situatës dhe analizojmë gjendjen, shifrat dhe bëjmë parashikimet për dy
javët e ardhshme. Në dy
javët e fundit kemi pasur një rritje eksponenciale të rasteve, në javën që jemi tash është stabilizuar kjo rritje dhe parashikimet janë që për dy
javët e ardhshme gjendja do të jetë pak a shumë e njëjtë”, tha
Hoti për OraNews.
Ai thotë se planifikojnë zbatim më të saktë të
masave aktuale.“Nëse është kështu nuk kemi nevojë për
ashpërsim të
masave, kemi nevojë për zbatim rigoroz të
masave që janë në fuqi dhe mbyllja e shkollave na jep pak komoditet që të mos marrim masa tjera shtrënguese”, shtoi
Hoti.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 21:04