Horror në tren, gruaja masakron me thikë shoqen e saj për 4 minuta
Pëlqej
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një tren në Glocester.

Kamerat e sigurisë kanë treguar momentin e tmerrshëm kur një grua qëllon brutalisht me thikë një tjetër në tren për plot 4 minuta ndërsa bërtiste: “Ik fli gjumë vajzë e vogël”.

Lisa Savage, 42, sapo ishte liruar nga burgu para se të kryente sulmin e tmerrshëm me thikë, dhe ditën e djeshme mori dënim të përjetshëm.

Pamjet tregojnë se si Lisa qëllon shoqen e saj Sarah Hayton me thikën që nxorri nga çanta. Ajo e la shoqen të shtrirë në gjak e më pas u largua qetësisht nga treni.

Ajo ndodhej jashtë burgut me leje pas 17 vitesh brenda për dënimin e përjetshëm që ka marrë pasi qëlloi me thikë ish-të dashurin e saj.
Shtuar më 18/10/2018, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori