Horror në rrugë, tre persona digjen të gjallë në makinë pas aksidentit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën tre emigrantëvepaligjshëm në Greqi ku pas aksidentit ata janë djegur brenda makinës.

Aksidenti ndodhi në rrugën Egnatia pranë Selanikut ku një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm për arsye ende të paqarta humbi kontrollin dhe fillimisht u përplas me barrierat mbrojtëse në anë të saj.

Pas përplasjes makina ka shpëthyer në flakë duke djegur brenda tre prej emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme, bëjnë me dije mediat greke.

Ky është aksidenti i dytë i ngjashëm ku emigrantët janë djegur në makinë në të njëtën zonë pas atij të verës ku dy të tjerë humbën jetën në të njëjtën mënyrë. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori