HOROSKOPI/ Ju pret një ditë e mbushur me tension, mos krijoni polemika të kota
Dashi

dashuri do të keni mundësi që të zgjidhni problemet në çift, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Në punë do të keni dëshirë për ndryshim. Këshillohet që të mos krijoni polemika të kota.

Demi

Do të nisë gradualisht një fazë rikuperimi. Në dashuri gjërat ecin mirë, por sërish ju do të jeni nervoz. Në punë dhe me çështjet financiare, do të keni shumë gjëra për të menduar dhe sistemuar. Kjo për shkak se fitimet nuk janë ashtu siç i kishit menduar.

Binjakët

Dashuria do të jetë nën ritmin e duhur, pasi mund të ketë momente krize me njeriun e zemrës, të cilat duhen kaluar. Është momenti për të menduar për të ardhmen si dhe për të vlerësuar ofertat e punës.

Gaforrja

Ky është një moment rikuperimi sa i takon punës, ku gjërat do të nisin që të ecin më mirë. Dashuria do të jetë e mbushur me pasiguri, pasi mund të keni pengje nga e kaluara.

Luani

Duhet të mundoheni që të shmangni problemet dhe debatet, ndonëse do e keni mjaft të vështirë. Në dashuri, takimet janë mjaft të favorizuara. Në punë, duhet të rrini të përqendruar dhe të vëmendshëm.

Virgjëresha

Mundohuni që të jeni sa më pozitiv, pasi nervozizmi dhe stresi do të jenë në nivele shumë të larta. Në dashuri nëse ka pasur probleme, është momenti për ti zgjidhur. Hëna në shenjën tuaj, do ju ndihmojë që të bëni projekte me rëndësi.

Peshorja

Dita do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri problemet mund të zgjidhen, madje janë mjaft të favorizuara ndryshimet pozitive. Në punë, do të keni mundësi që të merrni një rol të rëndësishëm.

Akrepi

Duhet të përqendroheni dhe të shmangni debatet. Në dashuri shqetësimet kryesore do të vijnë nga situata ekonomike që po jetoni, shkruan noa.al. Puna do të përmirësohet gradualisht, por momentalisht bëni durim.

Shigjetari

E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur, pasi Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim të kundërt. Në dashuri, mund të ketë probleme, debate, por edhe dyshime. Në punë, gjërat nuk do të ecin siç dëshironi.

Bricjapi

Ky është momenti për të zgjidhur disa probleme dhe për të jetuar më mirë dashurinë. Mund të lindë një histori dashurie me dikë që nuk e prisni. Po ashtu mund të ndjeni bezdi nga njerëzit që iu rrethojnë.

Ujori

Duhet të mundoheni që të relaksoheni. Në dashuri gjërat do të ecin mirë dhe nëse keni përjetuar një ndarje, kjo periudhë premton takime interesante. Gjithashtu mund të përballeni me probleme në punë, të cilat kërkojnë zgjidhje. Kujdes duhet treguar me paratë.

Peshqit

Ju pret një ditë e mbushur me tension, ndaj bëni mirë që të mos krijoni polemika të kota. Në dashuri, situata do të jetë e komplikuar. Historitë e lindura prej pak kohësh, mund të mos rezultojnë të frytshme. Në punë, duhet të tregoni kujdes maksimal.
Shtuar më 02/05/2020, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori