Neda Balluku e thotë me siguri që BB VIP e fiton Olta Gixhari

Kush do ta fitojë “Big Brother Vip” këtë sezon? Ndonëse kjo pyetje duket se ka marrë përgjigje sa i përket vullnetit të publikut, është akoma herët për ta thënë me siguri.

Pjesa më e madhe e publikut e ka treguar dhe vazhdon e tregon çdo ditë mbështetjen e tij për Luiz Ejllin, duke e cilësuar si fitues, mirëpo përballë tij si pretendente është edhe Olta Gixhari.

Kjo e fundit në rrjet gjithmonë konsiderohet si “e preferuara e produksionit” apo “shoqja e Arbanës”. Ndonëse pjesa më e madhe e publikut beson se Luizi do të triumfojë, duket se gjithmonë kanë edhe atë frikën që “produksioni do ia japë Oltës”.

Kësaj “frike” të publikut i ka dhënë më shumë zë një bisedë e Neda Ballukut, e cila punon po në Top Channel, si opinioniste në “Për’puthen”.

Në një bisedë të publikuar nga një fans i një konkurrenti të këtij emisioni me të cilin Neda pati një debat së fundmi, ajo shprehet e bindur se “BBV” do ta fitojë Olta.

“Do ta fitojë Olta, rrush. Që ta dish!”-shkruan Neda.


Shtuar 3.03.2023 11:14