Bënte kërdinë në lagjet e Londrës, kapet “skifteri” shqiptar 16-vjeçar në Angli

Një 16-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi akuzohet se ka vjedhur banesat e britanikëve në disa lagje të Londrës. I mituri akuzohet për një seri grabitjesh banesash e tentativa grabitjesh në periudhën kohore tetor-dhjetor 2022.

Gjithashtu ai akuzohet se ka dhunuar një vajzë në janar të këtij viti.

Akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarit minorenit

1. Për grabitje më 20.10.2022 në rrugën Clifton Road, Greenford, Middlesex, nga ku vodhi bizhuteri me vlerë £9,000.
2. Në 12.10.2022 në rrugën Corring Way Ealing përsëri për grabitje bizhuterish, vlera e panjohur.
3. Grabitje në të një banese në rrugën Petts Hill, Northolt, Middlesex, vlera bizhuve të vjedhura £2,775.
4. Në 22.12.2022 në Colchester/ Essex grabiti në banesë një unazë dhe një orë me vlerë 5,600 stërlina.
5. Tentativë grabitje shtëpie në rrugën Brentford Close, Hayes, MiddleSex.
6. Tentativë grabitje 18.10.2022 banesë në Cleveley Crescent, London.
7. Tentativë grabitje në 18.10.2022 banesë në rrugën Granchenster, Westfields Road, London.
8. Në 24.10.2022 grabitje shtëpie në rrugën Mandeville Road, northolt, Middlesex.
9. Në 10 Janar 2023 dhunoi një vajzë.

/albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 15:02