Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në rrugën Fier-Kallm pranë qendrës tregtare ‘Viva’. Një automjet tip “Fiat Punto” la dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetit ka arritur te dal pa dëmtime të rënda nga automjeti ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia rrugore dhe një mjet zjarrfikës ndërsa grupi hetimor i cili ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet për te zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

 


Shtuar 30.07.2023 12:38