Zgjedhjet e 14 majit, Berisha zbulon kur do të merret vendimi për mënyrën e regjistrimit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një prononcim para gazetarëve pas mbledhjes së kryesisë së PD, ku ndër të tjera ka folur dhe  për mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha tha se vendimi do të merret nesër në takimin e Këshillit Kombëtar të grupimit të tij.

“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin.
Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari.

Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar.
Kemi besim tek Gjykata Europiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës. Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës”, tha Berisha.