Eliminohen 70 ushtarë në një sulm të Isis
Presidenti Mahamadou Issoufou ndërpreu udhëtimin për në Egjipt për shkak të ‘tragjedisë’ në kampin ushtarak në Inates, Nigerinë perëndimore.

Presidenti ka bërë me dije në një postim në “Twiitter” që është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit, për të ndjekur nga afër zhvillimet e atentatit të ndodhur në kufirin me Malin, një zonë ku janë aktivizuar terroristët e lidhur me Isis.

Agjensitë e lajmeve raportojnë se Të paktën 70 ushtarë kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi që ndodhi dje nga disa xhihadistë të dyshuar në Nigeri.

“Terroristët bombarduan kampin me granata dhe mortaja”, i tha burimi agjensisë së lajmeve AFP.
Shtuar më 12/12/2019, ora 08:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori