Hodhi nga çatia anglezin, arrestimi i 23-vjeçarit jehonë në mediat britanike
Policia e Durrësit dhe Interpol Tirana tre ditw mw parw kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet nga autoritetet britanike për vrasje.

Në kuadër të operacionit të koduar "Eagle" u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak .

"Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik", sqaron policia.

Ky arrestim ka bwrw bujw tw madhe edhe nw mediat britanike, kjo pwr shkak tw vrasjes sw njw ndwrtuesi britanik.

Ngjarja në fjalë ndodhi në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore.

Fillimisht u mendua se 47-vjeçari John Woodward ra nga aksidentalisht nga çatia e ndërtesës ku po punonte, në zonën e Hatton Garden, në Prill të 2018-s.

Por nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja që 47-vjeçari kishte marrë pas koke.

Lajmi për mediat britanike u përcoll nga Policia Metropolitane dhe u pasqyrua nga BBC, DailyMail, Evening Standard, etj.

Mbeten të paqarta shkaqet që e çuan të riun shqiptar për të vrarë ndërtuesin 47-vjeçar. /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2019, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori