Hodhën tritolin nga makina, detaje nga shpërthimi i fuqishëm në hotelin e Ervin Matës
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40, në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT-së.

Nga ky shpërthim nuk pati asnjë të lënduar, por vetëm dëme material.

Mësohet se në cepin anësor të hotelit “Victoria” që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët mësohet se shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia ende nuk ka autorë të dyshuar, por është vënë në kërkim të automjetit, të cilit i kanë identifikuar targën.

Nga shpërthimi dëmet janë vetëm materiale, ndërsa është dëmtuar edhe një lokal ngjitur me hotel “Victoria”-n.

Shtuar më 31/05/2020, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori