HISTORIKE/ Niset raketa, NASA dhe Elon Musk dërgojnë dy austronautë në hapësirë
Eshtë bërë realitet ëndrra e Elon Musk.

Ky i fundit bashkë me NASA kanë mundur të dërgojnë dy austronautë në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Raketa është nisur pak minuta më parë përmes pamjeve spektakolare, ndërsa sipas raportimeve tani austronautët ndodhen 200 kilometra sipër tokës në rrugën e tyre drejt stacionit hapësionor.

Një ngjarje e tillë është historike pasi për herë të fundit NASA ka nisur në vitin 2011 austronautë në hapësirë.

Ata do të qëndrojnë atje për 1-4 muaj.

Shtuar më 30/05/2020, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori