HISTORIKE/ Arabia Saudite bën ndryshimin e fortë tek veshjet e grave
Pëlqej
Arabia Saudite po ndërmerr disa reforma të thella sa i përket jetës sociale dhe fetare në vend, por qasja më e fundit që po merr shumë vëmendje në mediat ndërkombëtare ka të bëjë me veshjet e grave.

Në krye të këtyre reformave është princi i kurorës Muhameb bin Salman, i cili sëfundmi ka dhënë sinjalin se gratë arabe mund të mos e veshin mantelin e zi që ishin të detyruara t'a vishnin deri më tani duke bërë zgjedhje të tjera, përcjell Albeu.com.

"Mjafton që gratë tona të vishen në një mënyrë që respektojnë veten dhe vendin ku ndodhen. Nuk ka përse të jetë kusht veshja e mantelit të zi. Para vitit 1979, këtu jetohej më normalisht, por disa prijës fetar i detyruan gratë tona të visheshin me të zeza. Gjithçka ndodhi pas revolucionit islamik në Iran që ndikoi edhe sjelljen e tyre këtu"., - tha Muhameb bin Salman.

Kaq ka mjaftuar që kjo fjali e tij të bëjë xhiro në të gjitha mediat botërore. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori