Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Historia rrëqethëse 14 vjeçarit: "Mami nuk dua më të jetoj" (FOTO LAJM)

Rhys do te mbushe 14 vjec ne 21 shtator, por ka humbur deshiren per te jetuar. Ai vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, qe i shkakton plagë të vazhdueshme dhe dhimbje aq te forta sa e kane lene te lidhur ne nje karrige me rrota.

“Kam jetuar boll” i tha ai nënës së tij në prag të ditëlindjes. Tanya Williams ne kulmin e deshperimit beri nje apel prekes per gjithe boten: “Ju lutemi shkruajini kartolina urimi fëmijës tim për ta bërë atë të buzëqeshë përsëri”. Dhe ashtu ndodhi.

Qindra shënime po vijnë në shtëpinë e Rhys, qe e lane ate te habitur por edhe te mrekulluar.

Ai mori më shumë se 3000 kartolina nga e gjithë bota, aq shumë sa që një furgon i postes vjen vetem per dorezimin e tyre cdo dite.

“Kur Rhys i merr nuk e fsheh dot gezimin”- tregon e ema, duke thene se per te lexuar e ndihmon shoku i tij me i mire.

Nje falenderim publik ka bere per te gjithe ata qe shpenzuan pak kohe per kartolinat.


Shtuar më 07/09/2019, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori