Historia e pazakontë e shqiptarit, shkoi në Angli për studime por përfundoi në burg
Anglia vijon të ngrejë shqetësimin për bandat shqiptare që operojnë në këtë shtet.

Së fundmi në shtypin britanik është bërë :kryefjalë" historia e një të riu shqiptar 22-vjeç të quajtur, Armelind Rexha.

Armelindi kishte shkuar në Britani për të ndjekur studimet MAster por që më pas përfundoi në kultivues kanabisi.

Ai u arrestua më 7 Dhjetor të vitit të kaluar, pasi policia shkoi për kontroll. Autoritetet u njoftuan nga banorët e zonës, të cilët kishin krijuar dyshime rreth jetesës së Armelind Rexhës.

PAs kësaj i riu shqiptar u dënua nga gjykata angleze me 2.8 vite burgim, pasi u gjet fajtor për mbjelljen e 800 bimëve narkotike. Shtëpinë e tij e kishte kthyer në një punishte, brenda së cilës ushtronte aktivitetin ilegal.

Prokurorja e çështjes, Emma Atkinson tha se 22-vjeçari">22-vjeçari kishte krijuar dy dhoma të ndryshme për kultivimin e lëndëve narkotike, vlera e të cilave shkonte deri në 672 mijë Paund.

Armelind Rexha ka pranuar kultivimin e drogës, por tha se ishte detyruar nga persona të tjerë dhe familja e tij ishte kërcënuar.

Avokati i tij argumentoi para trupës gjykuese se 22-vjeçari">22-vjeçari kishte nevojë për të ardhura që të përballonte studimet Master, kjo ka qënë arsyeja që është detyruar të bëjë punë ilegale.

Avokati pranoi gjithashtu se Armelind Rexha ishte vetëm një kopshtar, ndoshta i detyruar apo kërcënuar nga persona të tjerë, por ishte i vetmi që u gjet pranë plantacioneve kur u krye operacioni policor.

Për këtë arsye, 22-vjeçari">22-vjeçari u dënua me 2 vite e 8 muaj burgim. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori