Hiqet si besimtar, hajduti hyn në xhami dhe vjedh këpucët (VIDEO)
Një imam i Tiranës ka publikuar një video ku duket një djali i ri i cili hyn në xhami dhe vjedh këpucët.

Videoja skandaloze tregon djalin i cili hiqet si besimtar, u ka vjedhur këpucët disa prej personave që kanë hyrë brenda për t’u falur dhe më pas është larguar.

Të gjitha lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamera dhe identiteti i tij është bërë publik në profilin në Facebook të imamit.

Vjedhja përbën vepër penale, por sipas asaj që thotë imami në përshkrimin që i bën videos nuk do e kallëzojë në polici. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2017, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori