Himarë, maskat dhunojnë dhe grabisin çiftin e moshuar
Një grabitje ka ndodhur mesnatën e kaluar në Himarë. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e dy të moshuarve dhe kanë grabitur me dhunë një sasi lekësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vuno.

Burime bëjnë me dije se çifti i të moshuarve Kolo dhe Theme Proto të moshës 75 dhe 78 vjeç janë dhunuar për disa orë rresht nga grabitsit, teksa autorët janë treguar të pamëshirshëm ndaj rezistencës së të moshuarve duke i rrahur dhe përplasur përtokë.

Sipas raportimeve, grabitsit mizorë kanë arritur të marrin nga çifti një sasi parash rreth 500 euro, ndërkohë, mësohet se ky nuk është rasti i parë i ndodhurVuno pasi në javët e fundit në Vuno janë kryer mbi 20 vjedhje banesash.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të gjetur autorët.
Shtuar më 06/07/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori