Tjetër aksident i rëndë në Kroaci, plagosen dy të rinjtë shqiptarë, njëri me lëndime të rënda

Një tjetër akident i rëndë ka ndodhur në Kroaci, në të cilin është përfshirë një i ri shqiptar.

Një 23-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë, pasi mjeti Honda me targa sllovene që drejtonte është përplasur me një kamion në rrugën shtetërore D-59 në afërsi të Raduçiqit. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:30.

I riu ka pësuar lëndime fizike të rënda, ndërsa një një shtetas shqiptar 20 vjeç, që ishte pasagjer, ka pësuar lëndime të lehta fizike. Të dy ata janë dërguar për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm Knin.

Kujtojmë qëmbrëmjen e së dielës një autobus shqiptar u aksidentua dhe si pasojëhumbi jetën ndihmësshosferi dhe u plagosën 9 persona të tjerë.

 


Shtuar 27.02.2023 11:55