Hetoi çështjen Babale, KPA shkarkon nga detyra prokurorin
Kolegji i Posatshëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Gentian Osmani, duke ndryshuar vendimin e dhënë pak kohë më parë nga ana e KPK.

Osmani ka pasur burime të pamjaftueshme për pasurinë e tij, dhe apelimi i Komisionerit Publik ka qenë me vend.

Gentian Osmani ka qenë edhe garues për SPAK-un, garë nga e cila do të skualifikohet, dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kështu KLP mbetet me 10 anëtarë, dhe pritet të hapet edhe njëherë gara për vendin vakant te 11-të.

Osmani ishte një nga prokurorët që u sulmua më së shumti nga opozita, për shkak të hetimit të tij për çështjen Babale, ku futi në burg dhe zvarriti në procese gjyqësore denoncuesit e Agron Xhafajt.


Shtuar më 31/07/2019, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori