Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkaruar nga datyra Prokurorin Ndini
Tavani pasi një raport i DSIK ka zbuluar parregullsi në
deklarimet për pasurinë.
Komisioni ka ngritur pikëpyetjen mbi diferencat për 2.5 milionë lekësh në
deklarimet e tij në raport me pasurinë, ndërsa me shumicë votash ka vendosur shkarkimin e tij.
Tavani është Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë, i cili është edhe një nga kandidatët për SPAK.
Tavani është prokurori që ka hetuar çështje të nxehta gjyqësore ku vlen të përmendet ajo që ka të bëjë me vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht prokurori
Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së
Bankës Credins ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.
Po kështu ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e
Bankës së Shqipërisë.
Shtuar më 11/10/2019,
ora 10:33