Prokurori
Uilliamson, lidhur me fjalët që tha në Bruksel, thotë se ka
prova të
mjaftueshme për të gjykuar ish-funksionarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka shtuar se nëse Gjykata do të ishte në funksion sot e kësaj dite, vetë
Uilliamson do të ishte në gjendje të ndërtonte akuzat.
“Është paksa e vështirë të spekulohet rreth kësaj por mendoj se, sikur të kishte një gjykatë të krijuar ne do të ishim që në këtë moment në gjendje të ngremë aktakuzat", ka thënë
Uilliamson për Koha Ditore.
Edhe pse
Uilliamson në intervistë nuk ka përmendur emra, ai ka theksuar se Task-Forca i di mjaft mirë personat.
Clint
Uilliamson ka nënvizuar se beson se mund të ketë patur edhe trafikim organjesh në kohën e luftës, por se akoma s'ka
prova të
mjaftueshme për ta vërtetuar një gjë të tillë dhe se
hetimet për këtë rast vazhdojnë. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2014,
ora 10:09