Gjendet makina e Sokol Halilit që dyshohet se vrau gruan shtatëzënë në Prishtinë

Është gjetur vetura e Sokol Halilit i cili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Policia bën me dije se makina me të cilën është larguar 32-vjeçari pasi ka kryer krimin është gjetur në sheshin “Ahmet Shtime”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, ku Halili vrau me tre plumba Hamide Magashin 35 vjeçe.

Kjo e fundit priste që të sillte në jetë ditën e sotme fëmijën e saj.

Ndërkohë dyshohet se Halili pasi ka kryer krimin është larguar drejt Gjermanisë.

Informacionet e deri tanishme janë se çifti ishte martuar para një viti dhe kishin probleme, sidomos dhunën në familje. Magashi kishte marrë dhe vendim ky i pamirëpritur nga ish-burri i saj dhe i akuzuar për vrasjen e saj./euronews