Heroi i ditës/ Presidenti rrezikon për të shpëtuar Italinë nga nacionalistët
Pëlqej
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, një hero i Bashkimit Evropian ka mundur të parandalojë emërimin si ministër i ekonomisë nacionalistin anti-evropian Paulo Savona.

Përpjekjet e të mandatuarit Guiseppe Conte për krijimin e qeverise dështuan të dielën pasi Mattarella refuzoi kandidatin euroskeptik Paolo Savona, me pretendimin se ai do ta udhëhiqte vendin drejt daljes nga eurozona. Kjo shtyu juristin 54 vjeçar të hiqte dorë nga detyra.

Por nacionalistët nuk dorëzohen ndërsa lideri i 5-Yjeve Di Maio kërkoi gjykimin e presidentit mbi bazën e nenit 90-të të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti nuk përgjigjet për aktet e kryera gjatë kohës që ushtron detyrën, përveçse në rastin e tradhtisë së lartë apo sulm ndaj Kushtetutës.

Kreu i partisë tjetër të koalicionit, Lega Nord, Mateo Salvini kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Italia ka qenë pa qeveri që prej zgjedhjeve të 4 marsit që rezultuan pa një fitues të qarte.

Lega Nord dhe Lëvizja e 5 Yjeve arritën pak javë më parë një marrëveshje koalicioni dhe u përpoqën të krijonin qeverinë. Sipas mediave italiane, pas tërheqjes se Contes, presidenti Mattarella ka nisur bisedimet me ish-ekonomistin e FMN Carlo Cottarelli, i cili thuhet të jetë kandidat i mundshëm për kryeministër i përkohshëm.
Shtuar më 28/05/2018, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori