Helmon veten dhe ndërron jetë 27-vjeçarja në Kamëz
Pëlqej
Një 27-vjeçare, i ka dhënë fund jetës së saj, duke konsumuar fostoksinë. Me gjithë ndihmën mjekësore, pas konstatimit dhe dërgimit prej familjarëve në spital, ajo nuk ka mundur të shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa vazhdojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve.

Komisariati i Policisë Nr. 5, Tiranë

Më datë 14. 08. 2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasja R. M., vjeçe 27, banuese në Kamëz, e cila sipas familjarëve ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj dhe rreth orës 14:00, ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
Shtuar më 15/08/2018, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori