Ngacmoi shqiptaren brenda komisariatit në Itali, arrestohet senegalezi

Një shtetas nga Senegali është arrestuar nga policia italiane, pasi ngacmoi seksualisht një shqiptare brenda komisariatit.

Sipas La Gazzetta di Luca, ngjarja ndodhi brenda zyrës së emigracionit në komisariatin e policisë. Shtetasi senegalez i kërkonte gruas shqiptare që ta ndiqte për në tualet.

Gruaja refuzoi ndërsa shtetasi senegalez e kapi nga dora dhe e tërhoqi për në tualet. Në këtë moment ndërhynë forcat e policisë për ta ndaluar.

Shtetasi nga Senegali gjithashtu bëri rezistencë ndaj efektivëve gjatë momentit të arrestimit.